Arda Turan në probleme të mëdha, karriera e tij mund të përfundojë
Organet e drejtësisë në Turqi kanë hapur procedurë hetuese ndaj futbollistit turk, Arda Turan pas një incidenti me këngëtarin, Berkay Sahin, dhe ai mund të dënohet me burg deri në 12 vite e gjysmë.
Turan, futbollist i Barcelonës i huazuar në Basaksehir, ka qenë i përfshirë në një konfrontim me këngëtarin turk, teksa më pas atij i janë gjetur edhe armë pa leje nga policia.
Mesfushori ofanziv është paraqitur në polici para katër ditësh pasi theu hundën e këngëtarit në fjalë në një klub nate në Stamboll, transmeton IndeksOnline.
Turan është gjithashtu duke u akuzuar se ka shkuar në spital, ku Berkay ishte duke u trajtuar, ndërsa me vete kishte edhe një armë.
Pas intervistimit, Turan është liruar nga policia, derisa arma e tij është konfiskuar.
Në rast të dënimit të tij me burg, edhe Federata e Futbollit të Turqisë do ta pezullonte atë përgjithmonë./IndeksOnline/