75 Mall Live Search
16:44 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

10 paraqitje për parregullsi në votimin për Referendum

Komisioni për shqyrtimin e parregullsive në referendum ka shqyrtuar 10 denoncime. Shumica prej tyre, sipas kreut të këtij Komisioni, Xhelal Bajrami janë kryer nga një person.

Parregullsitë kanë qenë të natyrës fotografim i personave që kanë votuar, fotografim i vendvotimeve dhe presion ndaj votuesve. Rasti më i rëndë që është regjistruar është në Shkup ku një person ka penguar 3 polic në kryerjen e detyrës.

Ndaj të njëjtit janë marrë masa në përputhje me ligjin. Për rastet tjera, Komisioni ka konstatuar se nuk ka bazë të veprës penale.