21:06 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

10 profesionet më të kërkuara në teknologji në 2019

Peisazhi i profesioneve teknologjike për 2019-ën duket i njëjtë me 2018-ën ku rolet në zhvillim softueri, siguri kibernetike dhe në shkencën e të dhënave dominojnë.

“Teknologjitë në rritje do të jenë ata që përcaktojnë vendet të punës që do të shohim në 2019-ën,” shprehej Sarah Stoddard e Glassdoor.

Çdo ditë që kalon kompanitë tradicionale po shndërrohet në kompani teknologjike dhe ky trend do të vijojë.

PCWorld.al ju sjell 10 profesionet më të kërkuara në teknologji në 2019-ën.

  1. Inxhinier i Sigurisë Kibernetike

Siguria është shqetësim madhor për kompanitë dhe konsumatorët në një botë të ndërlidhur.

Interneti i Gjërave do të jetë në fokus ndërsa pajisjet e ndërlidhura do të bëhen pjesë e përditshmërisë sonë.

Inxhinierët e sigurisë kibernetike janë në linjën e parë të mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve që shfrytëzojmë çdo ditë.

  1. Inxhinier AI/Machine Learning

Përhapja e teknologjive të inteligjencës artificiale dhe machine learning ka rritur kërkesën për këtë profesion. Të gjithë po kërkojnë të gjejnë mënyra për të përmirësuar praktikat dhe efikasitetin e bizneseve si dhe të automatizojnë proceset ditore.

  1. Zhvillues Full-Stack

Zhvilluesit full-stack janë ndër profesionistët më të kërkuar aktualisht në treg sipas sajtit të kërkimit të vendeve të punës Indeed.

Kompania kanë filluar të distancohen nga ekipet front-end dhe back-end të zhvillimit në favor të zhvilluesve të cilët mund të punojnë në nivele të ndryshme aplikacionesh.

  1. Data Scientist

Sipas Glassdoor, ky është profesioni më i mirë që mund të gjeni në SHBA dhe ka ngelur i tillë për të paktën tre vitet e fundit.

Është një prej profesioneve më të kërkuara sepse çdo kompani ka nevojë të grumbullojë të dhëna dhe punonjës që në mënyrë efektive i organizojnë dhe analizojnë.

  1. Zhvillues Python

LEXO EDHE:  Çfarë efekti kanë pasur smartfonët në industrinë e kamerave të dedikuara?

Rritja e inteligjencës artificiale ka rritur kërkesën për zhvillues Python tek sipërmarrjet. Aktualisht kjo gjuhë programimi është me rritjen më të shpejtë dhe e lehtë për tu mësuar.

  1. Zhvillues Java

Zhvilluesit Java do të mbeten ndër më të kërkuarit në 2019-ën sipas Indeed dhe Glassdoor. Pavarësisht rritjes së Python dhe R, Java vijon të dominojë sipërmarrjet dhe ka në favor ekspansionin cloud.

  1. Zhvillues JavaScript

JavarScript është një gjuhë shumë popullor tek sipërmarrjet. Ekipet e zhvillimit front-end dhe back-end kanë filluar të afrojnë teknologjistë të cilët janë të aftë në përdorimin e librarive dhe strukturave të JavaScriptit për të ofruar ndërfaqe përdoruesi më cilësore.

  1. Inxhinier Cloud

Postimet e vendeve të punës që përmbajnë terma si informatika cloud apo inxhinier cloud janë rritur me 25% krahasuar me 2015-ën sipas Indeed. Këtë trend e ka ndihmuar edhe largimi i kompanive nga një model infrastrukturor lokal drejt infrastrukturave cloud.

  1. Scrum Master

Organizatat kanë filluar të përdorin Scrum për të organizuar zhvillimin e softuerit. Kjo metodë do të zgjerohet në 2019-ën edhe më shumë. Mijëra kompani po punësojnë të ashtuquajturit mjeshtra të Scrum me qëllim që të arrijnë ekselencë në vetë organizim dhe të krijojnë ambiente agile.

  1. Inxhinier DevOps

Me rritjen e popullaritetit të DevOps, organizatat kanë nisur një “gjueti” ndaj inxhinierëve të kësaj kategorie sipas Indeed. Numri i postimeve të vendeve të punës për DevOps është rritur nga 1% në 2012-ën në 24% në 2017-ën sipas Indeed. Këto profesionistë renditen të dytit në listën e Punëve më të Mira në SHBA të Glassdoor. /PCWorld Albanian