17:56 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

10 vendet e Amerikës ku marihuana është totalisht e ligjshme

SHBA po bëhet gradualisht toka e kuqe, e bardhë dhe jeshile.

Nëntë shtete dhe Uashington DC kanë legalizuar marihuanën për përdorim rekreativ për të rriturit mbi moshën 21 vjeçare. Marihuana mjekësore është e ligjshme në 30 vende të tjera pasi votuesit në Oklahoma miratuan një iniciativë votimi për të legalizuar marihuanën mjekësore në qershor.

Mbështetja për drogën arriti suksese të reja në vitin 2018. Një sondazh i Gallup tregoi se 64% e amerikanëve favorizojnë legalizimin, dhe madje edhe shumica e republikanëve mbështesin atë, transmeton IndeksOnline.

Shitjet ligjore të marijuanës shpërthyen në 9.7 miliardë dollarë në Amerikën e Veriut në 2017, sipas një raporti nga Arcvieë Market Research dhe BDS Analytics.

Deri në vitin 2022, Arcvieë pret që shpenzimet globale mbi kanabis ligjore të arrijnë 32 miliardë dollarë, duke përfaqësuar një rritje prej 22% gjatë periudhës katërvjeçare.

Këto janë vendet ku amerikanët në vitin 2018 mund të ndezin lirisht një ‘joint’, pa pasur nevojë për recetë mjeku.

Alaska
California
Colorado
Maine
Massachusetts
Nevada
Oregon
Vermont
ëashington
ëashington DC