20:01 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

100 Valbona vizitojnë Valbonën

Rreth 100 vajza dhe gra nga Kosova të cilat quhen Valbona kanë vizituar këtë të shtune Valbonën e Shqipërisë.

Kjo vizitë u mundësua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. Ambasadori Qemal Minxhozi tha për “Zëri.info” se do vazhdojnë të angazhohen edhe të organizojnë sa më shumë aktivitete që i afrojnë të dyja vendet tona. 

Nën patronatin e kësaj Ambasade muaj më parë u organizuan edhe vizitat e 40 Sarandave në Sarandë dhe Vlorave në Vlorë.

Temat: