18:57 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

10min e Austrisë: Kosovari Leutrim Berisha, një hap në të ardhmen e teknologjisë

Programeri kosovar, Leutrim Berisha, ka shënuar një tjetër hap në karrierën e tij.

Ai tashmë ka hapur një kompani të re,në bashkëpunim me Emrush Krasniqin, të quajtur “BugSearchers”, e cila është një platformë që ua mundëson kompanive dhe hakerëve të bashkëpunojnë mes vete, shkruan Syri Kosova.


E për suksesin e tij, ka shkruar edhe e përditshmja austriake 10min.at (Kliko këtu). Ky portal ka treguar për suksesin e dy shqiptarëve dhe ka treguar formën si funksionon platforma.

Pra, kompanitë për ta siguruar anën e tyre teknologjike, siç janë ëebfaqet në Internet, përmes “BugSearchers” mund të lidhen me hakerët të cilët do të punojnë në sigurinë e faqeve të tyre, duke bërë kështu që të paguhen për punën që bëjnë.

“BugSearchers” është në gjuhën angleze, me qëllimin që të jetë e kuptueshme edhe nga kompanitë tjera jashtë Kosovës, që do t’ua besojnë hakerëve shqiptarë sigurinë e faqeve të tyre.

Çmimet e shërbimeve do të jenë shumë të volitshme për kompanitë.

Për më shumë, shikojeni webfaqen e “BugSearchers”