18:22 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

11 mijë të sëmurë brenda javës, mjekët kanë një thirrje për qytetarët shqiptarë

Prej më shume se një muaji në vendin tonë ka nisur qarkullimi i gripit sezonal.

Ekspertet thonë se situata është e qetë, ndërsa numërohen 11 të sëmure me infeksione të respiratore. Kulmin e saj epidemi gripale parashikohet ta shënojë në fund të Janarit.

“Jemi në një situatë të zakonshme, piku pritet që të vijë në fund të janarit e në fillim të muajit shkurt. Perosnat që kanë shenja gripi, temperaturë, dhimbje muskujsh të paraqiten menjëherë tek mjeku i familjes, të mos shkojnë në farmaci dhe të marrin vetë ilaçet.”- shprehet mjeku Artan Simaku.

11 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekut të familjes gjatë një jave si pasojë e prekjes nga infeksionet respiratore. Ekspertet e Institutit te Shëndetit Publik, pohojnë se situata gripale në vend është e qetë, ndërsa parashikohet që rastet në shtohen në janar.

Edhe këtë vit në qarkullim janë dy viruse të tipit A (H 1N1) dhe (H3N2). Pavarësisht situatë se qetë mjeket apelojnë për kujdes të shtuar. Ekspertet e shëndetësisë janë të mendimit, se vaksinimi mbetet forma më e mirë parandaluese. Ata thonë se vaksinat mund të injektohen në çdo kohë dhe nga të gjithë./klan