20:57 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

11 ndeshje, 11 fitore – Arsenali thjesht nuk ka të ndalur

Me shumë vështirësi, Arsenali e ka regjistruar edhe fitoren e tretë nga tri ndeshjet e para në Europa League.

Arsenali ka qenë sonte mysafir i Sporting Lisbonës, ku ka triumfuar me rezultat minimal, 1-0.

Skuadra e Unai Emeryt e ka dominuar këtë takim që nga minuta e parë, teksa në minutën e 78-të gjeti golin e fitores përmes Danny Welbeck, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe, kjo ishte fitorja e 11-të e Unai Emeryt në të gjitha garat, duke e thyer rekordin e tetorit të vitit 2007.

Me këtë fitore, Arsenali mbetet lider absolut në grupin E me 9 pikë, ndërsa Sportingu në vendin e dytë me vetëm 6 pikë.

Nga ana tjetër, Voskla e fitoi takimin tjetër të grupit E në Azerbajxhan me rezultat, 1-0 ndaj Qarabagut./IndeksOnline/