75 Mall Live Search
16:48 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

11 shtete me mungesa të mëdha të gjinisë femërore

Demografia është çështje e çuditshme. Në disa vende, popullsia femërore është me e madhe se ajo e meshkujve; në disa të tjera ka më shumë burra.

Shkallëzimi është anuar për shkak të emigrantëve, problemeve të strehimit dhe madje edhe nga mentaliteti.

Norvegjia

Në Norvegji janë 12.000 burra më shumë se gra. Dhe ende nuk është e qartë se si të zvogëlohet ky boshllëk gjinor.

Islandë

Në Islandë, mesatarisht, janë 104 burra për cdo të njëqidtën grua. Për këtë arsye kishte madje edhe thashetheme se qeveria e tyre do t’i paguante grave nga vendet tjera që të martohen me burrat e Islandës, por kjo u mohua menjëherë.

Kanada

Në Kanada ka 250.000 burra më shumë se gra. Kjo ka të bëjë me faktin që gratë shpesh e lëshojnë vendin për të punuar në shtete tjera dhe nuk kthehen më.

Qipro

Me gjithë hyrjet e mëdha të emigrantëve, ende ka mungesë të grave në Qipro.

Kinë

Në Kinë meshkujt janë 34 milionë më shumë se femrat

Finlandë

Në Findalndë, sipas statistikave, 256.000 burra nga kmosha 25 deri 54 nuk kanë partnere.

Itali

Gratë në itali rrallë e shohin veten si amvise dhe kërkojnë të krijojnë karrierë. Vajza të reja shpesh shkojnë në shtete tjera për të punuar ose studiuar.

Suedi

Mospërputhja e burrave me gratë në Suedi lidhet me fluksin e madh të refugjatëve. Për momentin, në këtë shtet ka pothuajse 15.000 më pak gra.

Indi

Në Indi, nën moshën 24-vjeçare, janë 110 burra për çdo 100 gra.

Zvicër

Ashtu si edhe në Suedi, shanset e favorshme të popullsisë mashkullore në Zvicër shpjegohen me rrjedhat e migrimit.

Angli

Në Angli nuk ekziston stereotipi që gruaja duhet të fitojë më pak se burri. Për këtë arsye atje gratë kanë karrierë të mrekullueshme dhe shpesh shkojnë edhe në shtete tjera për të punuar.