Spanjë – Shqipëri 9:0, legjenda e Realit kishte shënuar 4 gola
Shqipëria rrezikon të pësojë një tjetër debakël, ashtu si shumë vite më parë – kur ishte mposhtur 9:0 nga Spanja.
Spanja dhe Shqipëria janë duke u përballur në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes kundër Spanjës.
Kombëtarja shqiptare rrezikon të humbasë me rezultat të thellë, ashtu si shumë vite më parë. Në dhjetor të vitit 1990, Spanja e kishte mposhtur Shqipërinë 9:0 në një ndeshje ku kishte shkëlqyer legjenda e Real Madridit, Emilio Butragueño, duke shënuar katër gola.
Pikërisht ndaj Spanjës ai ishte bërë golashënuesi më i mirë në histori të Spanjës me 16 finalizime, duke thyer rekordin e Alfredo Di Stéfanos.
Duke parë mungesat e shumta të Shqipërisë sonte, në Spanjë raportojnë se mund të përsëritet fitorja e thellë ndaj Kombëtares shqiptare. /Gazeta Express/


