11:46 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Veteranët tentojnë të hynë në Qeveri

Veteranët po vazhdojnë protestën e tyre ku po tentojnë të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ata janë duke qëndruar në hyrjen kryesore të Qeverisë ku edhe janë ndaluar nga zyrtarët policor.

Valentina Haliti në emër të protestuesve po ju kërkon policëve ti lejojnë të futen brenda.

Ajo iu bëri thirrje policëve ti lejojnë pasi që ka tre muaj që nuk kanë marrë paga.

Ndërsa ndërtesa e Qeverisë është rrethuar nga forca të policisë pavarësisht se numri i veteranëve nuk është i lartë.

Por përfaqësuesja e këtij grupi veteranësh tha se nuk do të largohen nga dyert e Qeverisë pa u takuar me kryeministrin.

Qeveria sapo ka ftuar në takim pesë nga protestuesit.//ZERI/.