13:33 / E Martë, 30 Prill 2024 / L K

De Ligt-i e thotë publikisht, kërkon kalimin te kjo skuadër

Matthijs de Ligt ka ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Ajax-in.

Futbollisti holandez foli për karrierën e tij në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit nga Amsterdami, duke e mbajtur të “hapur derën” e rikthimit të tij në të ardhmen.

“Çdo herë e mendoj dhe e besoj se ribashkimi do të ndodhë. Kam luajtur tre vjet në ekipin e parë, një periudhë relativisht e shkurtër, mendova se mund të ishte më e gjatë”-u shpreh mbrojtësi i Bayern Munich.

Rikujtojmë se mbrojtësi holandez u bashkua me ekipin e Bayern Munich në verën e 2022-shit nga Juventus, ndërsa ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e 2027-ës.