10:33 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

FIFA cakton gjyqtarët kosovarë për ndeshjen, Shqipëri – Jordani

Shqipëria luan ditën e mërkurë, më 10 tetor në “Elbasan Arena”, testin miqësor ndaj Jordanisë, para se të udhëtojë për në Izrael, për ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë, janë mësuar edhe gjyqtarët për miqësoren ndaj Jordanisë.

Interesant është fakti se trupa e arbitrave, vjen nga Kosova. Gjyqtari Genc Nuza, është caktuar të drejtojë takimin miqësor, ndërkohë që Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do të jenë asistentët e tij për këtë takim.

Gjyqtar i katërt, do të jetë arbitri i Kategorisë Superiore, Juxhin Xhaja. Ndeshja ndaj Jordanisë, nis në orën 20:00.

shqiperia-1