14:22 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

12 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”, në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim drejtorin e Departamentit të Sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, me të cilin kanë biseduar rreth projektit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit kanë prezantuar projektin madhor për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë 12 milionë euro.

Projekti parasheh renovimin e tërësishëm të stadiumit, të ketë parking publik, parkingun për VIP, parkingun për media, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët musafir.

Sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, stadiumi “Adem Jashari” nga kategoria 2 do të kalojë në kategorinë e 4, sipas rregullores së UEFA-së dhe FIDIC-it, duke mundësuar kështu Përfaqësueses sonë të zhvillojë ndeshje zyrtare dhe ndërkombëtare./Indeksonline/