10:00 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

12 vjet Duplex Premium

Këtë të shtunë, më 9 qershor, nga ora 23:00, Duplex Premium feston 12 vjetorin e fillimeve të tij. Klubi i natës i cili në fakt krijoi themelet e jetës së natës në vend, u cilësua si klubi më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave, dhe fitoi çmime prestigjoze ndërkombëtare për kualitetin dhe risitë që ofron, tashmë po bëhet 12 vjeç.

Rrjedhimisht, kjo e shtunë do të jetë një festë e madhe me shumë befasi, por do të shërbejë edhe si moment për të kujtuar miqësitë që janë krijuar në Duplex Premium, dashuritë që kanë lindur, dhe netët e paharruara të cilat kanë vazhduar deri në orët e mëngjesit.

Duplex Premium është epitoma e kënaqësisë në vendin tonë, e edhe më gjërë. Është vendi që është bërë shtëpi e dytë për shumë prej nesh. Me kualitetin e tij, detajet deri në perfeksion, dhe të rejat që gjithmonë ka ditur të sjellë është shndërruar në adresën e vetme për kënaqësi të garantuar.

Kështuqë, këtë të shtunë festojmë 12 vjet dashuri – për të vetmin tonë – Duplex Premium!

Temat: