18:23 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

125 raste të reja dhe 2 viktima në Maqedoni

Në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me virusin Korona, ndërsa janë kryer 1085 testime.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë është në Shkup, edhe atë 46 persona. Pason Kumanova me 19 të infektuar, Shtipi 17, Tetova me 16 raste, Struga 7 Gostivari 6, Ohër 5, Veles 3 raste të reja, Negotinë 2 të infektuar, ndërsa Manastir, Koçanë, Dellçevë dhe  Prilep nga 1 rast  të ri.

Gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona, njëri nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica. 8 pacientë janë shëruar plotësisht.