14:24 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

13 mijë turistë ngujohen në qendrën e skijimit në Zvicër, shikoni pamjet e borës (Foto)

Reshjet e shumta të borës kanë lënë të ngujuar rreth 13 mijë turistë në Zermatt, qendrën më të njohur për skijim në Zvicër, transmeton Indeksonline.

“Bora ka bllokuar të gjitha rrugët, përfshirë edhe lëvizjen e trenave në kantonin zviceran Valais”, ka thënë përgjegjësja e stacionit të trenit, Janine Imesch.

Ajo ka bërë me dije përmes faqes zyrtare se ardhja dhe largimi nga zona momentalisht nuk është e mundur.

Rruga kryesore është mbyllur qysh mëngjesin e djeshëm, kurse lëvizja e trenit është ndërprerë gjatë mbrëmjes së kaluar./Indeksonline/