15:38 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

13 vjeçari vdes një ditë pasi u diagnostifikua me kancer

Një 13 vjeçar ka vdekur vetëm një ditë pasi u diagnostikua me një kancer të rrallë të gjakut.

Tom Walker në maj të vitit 2018 pati disa probleme shëndetësore dhe pas trajtimit mjekësor pas një muaji më saktësisht më 13 qershor mjekët zbuluan se ai kishte leukimi akute mieloide (AML).

Kurse, vetëm një ditë pas Tomi iu nënshtrua një operacioni, por gjendja e tij u përkeqësua dhe vdiq vetëm disa orë më vonë.

Prindërit, Debbie dhe Tim si edhe motrat Holly e Emily, grumbulluan 100.000 paund për të studiuar këtë lloj kanceri si dhe për t’i dhuruar ato për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Ndërsa, falënderuan të gjithë njerëzit që ndihmuan në grumbullimin e parave.

“Ne shpresojmë që duke financuar në studimin e kësaj sëmundje, mund të ndryshojmë shanset në mënyrë që njerëzit e prekur nga ky lloj i leukimisë të kenë më shumë gjasa të mbijetojnë,”, thanë ata.

Tom, ishte një baterist shumë i talentuar dhe këndoi në performancën magjike të muzikantëve të shkollave në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë.