22:41 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019

13 vjeçarja për pak sa nuk u verbërua, copëzat e lapsit i mbeten në sy!

Një vajzë 13 vjeçe është qëlluar me laps në sy nga një shok i klasës.

Vajza nga Mançesteri është dërguar me nxitim në spital, ku edhe iu nënshtrua një operacioni urgjent për të hequr dy copa të vogla lapsi nga syri i saj, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Copëzat e lapsit ishinpak milimetra larg nga retina e saj, pjesa më e rëndësishme e syrit. Nëse retina do të lëndohej atëherë vajza vogël do të verbërohej.

Vajza pa emër, e cila përkohësisht mundohej të shikonte drejtpërdrejt në dritë, tani është rikuperuar plotësisht nga mundimi i saj tre vjet më parë. Ajo pret që së shpejti të fillojë mësimet e drejtimit. Duke shkruar në revistën BMJ Case Report, mjekët u kanë bërë thirrje mësuesve, prindërve dhe fëmijëve që të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e hedhjes së stilolapsave dhe lapsave./Indeksonline/