16:08 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

131 raste të reja me COVID në Shqipëri, 3 viktima

Tre pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, prej ditësh në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informon se nga 842 testime për të dyshuar, 131 janë raste të reja.

115 të prekur e kanë fituar betejën me koronavirusin

Në dy spitalet Covid po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 5 në intubim