12:14 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

148 policë janë invalidë të luftës

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, tha se janë 148 zyrtarë që u është lëshuar vendimi për njohjen e invaliditetit.

Ai këtë informacion e dha pas pyetjes së deputetit Zafir Berisha, i cili kërkoi të dijë për numrin e atyre që janë invalidë brenda Policisë.

“Janë rreth 148 zyrtarë policor të cilëve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale u është lëshuar vendime për njohjen e të drejtës për pension të invalidëve të UÇK-së. Në vendime u është përcaktuar shkalla e invaliditetit të ndryshëm dhe dallon shkalla nga njeri tek tjetri. Pozitat të cilat mbajnë këta zyrtarë brenda PK-së, variojnë duke filluar nga pozitat administrative, operative, hetuese, të specializuar dhe menaxhuese. IPK-ja është duke hetuar dhe Policia e Kosovës do të veproj konform rekomandimeve që do të ipen nga IPK-ja”, tha Sefaj.