21:38 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi deklarohet për largimin e Sefajt dhe Gashit pas rastit me gylenistët

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë foli edhe rreth largimit të Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe shefi të AKI-së, Driton Gashi.

Ai tha se gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, askush nuk ia ka hapur këtë temë, transmeton Indeksonline.

Sipas Thaçit, që të dy kanë kryer një punë të mirë.

“Në asnjë moment në asnjë fjali, në asnjë rrethanë. Nuk ma ka hapur askush këtë çështje. Unë besoj se ministri është larguar për shkak të reagimit ndaj Gjuriqit se sa për rastin tjetër. Për mua ka qenë ministër i mirë dhe i përgjegjshëm. Edhe shefi i AKI-së ka kryer një punë shumë të mirë, por rrethanat politike kërkuan që të ndodhë ajo që ndodhi”, tha Thaçi, në Klan Kosova./Indeksonline/