157 gola në një video, ky është “El Matador” (Video)
Edinson Cavani tani është numri një i Paris Saint Germian.
Futbollisti nga Uruguai mbrëmë shënoi një gol në fitoren e PSG-së 4 me 0 kundër Montpellier, shkruan IndeksOnline.
Goli i Cavanit kishte vlerë të madhe, pasi tani kryeson tabelën historike të golashënuesve me 157 gola. Ai kaloi sulmuesin e Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi 156 gola.
Tani rekordi i Cavanit mund të duket i paprekshëm nga futbollistët tjerë.
Top-10 e mbyllin këta lojtarë: Pauleta (109 gola), Rocheteau (100), Dahleb (98), M’Pele (95), Susic (85), Rai (72), Bianchi (71) dhe Hoarau (56 gola)./IndeksOnline/
Të gjithë golat mund t’i shihni në një video: