08:02 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

16-vjeçari i ardhshëm i Chelseat shënon supergol në Brazil

Skuadra e Ind. Del Valle pësoi humbje 2:3 ndaj Palmeirasit në ndeshjen e raundit të tretë në Copa Libertadores.

Gol të bukur në këtë takim shënoi mesfushori i ardhshëm i Chelseat, Kendry Paez, shkruan Indeksonline

Paez shënoi një gol tejet të bukur nga distanca, duke i treguar Bluve të Londrës që është gati t’i bashkohet atyre.

16-vjeçari poashtu bëri edhe një asist te goli i bashkëlojtarit të tij, Hoyos.

Kujtojmë që të Palmeirasi gol shënoi sulmuesi brazilian, Endrick, edhe ky vetëm 17-vjeçar.

Në anën tjetër, Kendry Paez pritet t’i bashkohet Chelseat gjatë vitit 2025./Indeksonline/