17:17 / E Hënë, 23 Korrik 2018

16 vjeçari kosovar fitues i të gjitha garave të matematikës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lavdëruar Shpend Zhejqin, të cilin e ka cilësuar si ndër talentët më të mëdhenj të matematikës që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka thënë se Zhejqi është veç 16 vjeçar dhe i njëjti ka përfunduar Gjimnazin Matematikor, po ashtu sipas tij, ai ka fituar të gjitha garat matematikore, transmeton Indeksonline.

“…Fituesi më i ri shqiptar i ndonjë medale në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës kur në vitin 2017 fitoi medalen e bronztë në Brazil”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Shend Zhjeqi është ndër talentet më të mëdha të matematikës që ka patur Kosova ndonjëherë. Në moshën 16 vjecare ka përfunduar Gjimnazin Matematikor, dhe ka fituar të gjitha garat matematikore në vend. Po ashtu është fituesi më I ri shqiptar i ndonjë medale në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës kur në vitin 2017 fitoi medalen e bronztë në Brazil. Pjesë e institutit Atomi, dhe nën tutorimin e matematicientit tone Valmir B. Krasniqi Shendi në moshë të re ka arritur ta përfaqësoj Kosovën në mënyren më të mire të mundshme.

Shendi tashme është pranuar në universitetin prestigjioz në SHBA, UCLA. Pra, në moshën 16 vjecare është pranuar në një ndër programet më të njohura të matematikës në botë. Sot u takova me Shendin dhe Valmirin për të shprehur përkrahjen tone modeste si komunë, ku do të financojmë një pjesë të vogël të bursës për të mundësuar realizimin e potencialit të Shendit për shkencën dhe Kosovën.

I ftoj edhe institucionet e tjera dhe filantropët shqiptarë që ta ndihmojmë Shendin në rrugën e tij drejt sukseseve tjera.