FIT-i dhe policia amerikane pozojnë bashkë në Jordani
Përveç në garën e sivjetme ndërkombëtare “Spartan 300”, që është mbajtur në Qendrën Kundër Terrorizmit në Budapest të Hungarisë, njësiti policor i Kosovës (NJSI) më parë (FIT) kishte marrë pjesë edhe në garat e policisë që janë mbajtur këtë vit në Jordani, transmeton Indeksonline.
Në Hungari policia kosovare doli e para, duke i mposhtur të Serbisë, Maqedonisë, Kroacisë dhe policitë tjera, ndërsa në Joradani arriti të shkoi deri në finale.
Në këto gara, garojnë shtete me njësitet e tyre elite antiterroriste policore dhe ushtarake, ku Policia e Kosovës mori pjese me njësinë e saj elitare NJSI.
Policia kosovare ka marrë përkrahjen e vazhdueshme të forcave policore amerikane ku kanë realizuar edhe foto së bashku nga Jordania.
Njësia Elite e Policisë së Kosovës vazhdimisht po dëshmon gatishmërinë e saj në arritjen e rezultateve pozitive dhe lirshëm mund të krahasohet me njësitet e shteteve tjera me të avancuara policore./Indeksonline/