75 Mall Live Search
11:00 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

16-vjeçari që po bën diferencën në futbollin kosovar, sot pritet të luajë nga minuta e parë për Besën

Pas dy vitesh mungesë, Besa e Pejës rikthehet në Superligën e Kosovës për t’i sjellë freskinë këtij kompeticioni.

KF Besa sot do të takohet me skuadrën e Ballkanit në kuadër të xhiros së parë në Superligë, takim ky që pritet të jetë mjaft interesant, shkruan IndeksOnline

Por, edhe më interesante këtë ndeshje pritet ta bëjë talenti 16-vjeçar, Etnik Brruti që sot mund të luajë nga minuta e parë për klubin pejan.


Brruti është një talent fantastik nga qyteti i Kaçanikut, që po tregon paraqitje të shkëlqyera si futbollist, e për këtë sot edhe mund të startojë ndaj Ballkanit.

Kujtojmë se Brruti është pjesë edhe e Kombëtares U17 të Kosovës.