75 Mall Live Search
08:50 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / AR

16 vjet diferencë, Heidi flet hapur për martesën: “Jeta jonë intime është fantastike”

E dimë, tingëllon e pabesueshme, por Heidi Klum, po feston ditëlindjen e saj të 53-të.

Modelja gjermano-amerikane, ylli televiziv dhe sipërmarrësja ka qenë në qendër të vëmendjes për më shumë se tre dekada, dhe shumë ende pyesin veten se si arrin të ruajë të njëjtën energji dhe status si një nga gratë më të dëshirueshme në botë, transmeton Indeksonline.

Ashtu si karriera e saj, jeta private e Heidit rrallë ka qenë jashtë vëmendjes së medias.

Ajo e gjeti lumturinë me Tom Kaulitz-in, kitaristin e grupit gjerman Tokio Hotel, i cili është 16 vjet më i ri se ajo, me të cilin u martua në shkurt të vitit 2019.

Për shkak të diferencës prej 16 vjetësh, martesa e tyre ka intriguar publikun për vite me radhë dhe modelja flet plotësisht hapur për marrëdhënien e tyre. 

“Nuk kam më dhimbje shpine dhe gjunjësh, dhe kam burrin tim” – i tha ajo dikur The Times-it, duke qeshur e duke shtuar se jeta e tyre seksuale është shumë e mirë./Indeksonline/