75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Cleveland, Boston e Houston pa probleme, Spurs fitojnë derbin me Dallas

Asnjë ndryshim në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes, me Boston që ruan kreun pas fitores 102-93 arritur sot në fushën e Memphis, ndeshje e komanduar gjatë gjithë kohës nga Celtics. Marc Gasol realizoi 30 pikë e 10 rebaund për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Boston 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Irving 20 pikë e Tatum 19). Të njëjtin ritëm ruan edhe skuadra e Cleveland, që mundi 109-100 Utah Jazz, sfidë që nisi mirë për miqtë, por që në fund u fitua me meritë nga Cavaliers. Tjetër ndeshje e mirë e LeBron James, që e mbylli sfidën me 29 pikë, 11 erbaund e 10 asist, ndërkohë që 46 pikë realizuan lojtarët e stolit. Fiton edhe Miami, që mposhti 90-85 Clippers, sfidë me rivalitet në minutat e fundit, me miqtë që tentuan surprizën. Ndeshje e mirë për Richardson, që e mbylli ndeshjen me 28 pikë për Miami.

Në Perëndim vazhdon të dominojë skuadra e Houston, që sot mposhti 115-111 Milwaukee, ndeshje me rivalitet në pjesën e parë, por në të dytën ekipi i Rosckets shkëputet dhe fiton me meritë, suksesi i 25-të sezonal. Harden e mbylli ndeshjen me 31 pikë, mbështetur edhe nga Paul me 25, një dyshe që bëri diferencën në parket. Vijon të zhgënjejë skuadra e Oklahomës, që u mund 111-96 nga New York, sfidë e vendosur në pjesën e dytë. Beasley me 30 pikë ishte lider në fushë për nju-jorkezët, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Westbrook për miqtë. San Antonio fiton 99-96 derbin teksan ndaj Dallas, ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës nga Spurs, që në fund rrezikuan përmbysjen. Për San Antonio u dallua Aldridge, që realizoi 22 pikë e 14 rebaund. Në fund fiton edhe Phoenix, që mposhti 108-106 Minnesota, fitore me përmbysje e skuadrës mike, që triumfoi falë 28 pikëve e 11 rebaund të Towns.

Nga nje ndeshje e NBA-se

REZULTATET E SOTME

Charlotte – Portland, 91-93

Cleveland – Utah Jazz, 109-100

New York – Oklahoma, 111-96

Houston – Milwaukee, 115-111

Miami – Clippers, 90-85

Minnesota – Phoenix, 106-108

San Antonio – Dallas, 98-96

Memphis – Boston, 93-102

Temat: