Golden State del nga kriza, fitojnë edhe Clippers e Lakers
Golden State duket se ka kaluar krizën dhe ka korrur sot fitoren e 4-t radhazi në NBA, duke mundur 116-108 Minnesota. Një sukses i merituar i skuadrës së Warriors, që patën një avantazh prej 10 pikësh gjatë gjithë kohës, sfidë ku u dalluan Curry me 38 pikë, Thompson me 26 e Durant me 22 pikë, një trio që është rikthyer në kohët e arta. Koha shtesë i ka buzëqeshur ekipit të Clippers, që mundi 123-119 Phoenix në fushën e këtij të fundit, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren. Harris realizoi 33 pikë për kalifornianët, mbështetur edhe nga Gallinari me 25, duke qenë vendimtarë për ekipin e tyre.
Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Lakers, që mundi me vështirësi 108-105 Miami, sfidë e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund. Të dyja skuadrat dhuran spektakël në fushë, me Kuzma që realizoi 33 pikë e James 28 pikë e 12 asist, më të mirët në fushë për Lakers, ndërsa 28 pikët e Winslow mbetën për statistikë. Në kryë të renditjes në Konferencën e Perëndimit qëndron ekipi i Oklahomës, që mundi 122-113 Utah Jazz, ndeshje e komanduar nga basketbollistët e Thunder, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Mitchell më i miri me 19 pikë). Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që mundi 108-92 Cleveland falë 20 pikëve e 12 rebound të Bledsoe.
NBA – Rezultatet e sotme
Indiana – Washington, 109-101
Philadelphia – Detroit, 116-102
Boston – New Orleans, 113-100
Chicago – Sacramento, 89-108
Milwaukee – Cleveland, 108-92
Oklahoma – Utah Jazz, 122-113
Dallas – Orlando, 101-76
Denver – Memphis, 105-99
Phoenix – Clippers, 119-123
Golden State – Minnesota, 116-108
Lakers – Miami, 108-105