75 Mall Live Search
08:22 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Houston, San Antonio dhe Toronto regjistrojnë fitoret e radhës

Mbrëmë janë zhvilluar tri ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Houston Rockets, San Antonio Spurs, Toronto Raptors kanë shënuar fitoret e radhës në kuadër të kësaj sezone në “National Basketball Association” (NBA).

View image on Twitter

“Raketat” triumfuan para shikuesve të vetë në Toyota Center kundër Portland Trail Blazers me rezultat 111:103.

Dy periudhat e para u takuan mysafirëve ndërsa pas pushimit mes dy pjesëve, vendasit treguan kualitetet e tyre dhe në fund korrën fitore.

Basketbollisti më efikas te Houston ishte James Harden me 29 pikë. Por, lojtari që u dallua më së shumti ishte Chris Paul, i cili regjistroi ‘triple-double’ në saje të 11 pikëve, po aq asistimeve dhe dhjetë kërcimeve.

Te Blazers më i miri në parket ishte Damian Lillard, i cili realizoi 34 pikë C.J.McCollum regjistroi 22 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Rockets ka bilanc prej 12 fitoreve dhe 14 humbjeve ndërsa për Portlandin ky ishte pësimi i 12 kundrejt 14 triumfeve.

Ndryshe, Houston në takimin e radhës do të takohet me Los Angeles Lakers gjersa Blazers do të luajnë kundër Memphis Grizzlies.

Në ndeshjet tjera, Spursat triumfuan kundër Phoenix Suns me rezultat 111:86 kurse Raptors ishin më të mirë se Los Angeles Clippers, të cilët i mposhtën me rezultat 123:99. /Telegrafi/

San Antonio Spurs 111:86 Phoenix Suns

Toronto Raptors 123:99 Los Angeles Clippers

Temat: