22:56 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

17 personat e ritestuar për Covid-19 nga klubi i Dritës, dalin negativ

Para pak çastesh klubi i Dritës ka njoftuar se personat e ritestuar nga IKSHPK si të dyshuar për Covid-19 kanë rezultuar pozitiv në testimin e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Dritës përmes një postimin në faqen e tyre zyrtare në “Facebook’, shkruan IndeksOnline.

NJOFTIM RRETH TESTEVE PER COVID-19

Deshirojme ta njoftojme te gjithe opinionin qe te gjithe personat e ritestuar kane rezultuar NEGATIV.

Neser do te udhetojme te gjithe se bashku me te forte se kurrë!Faleminderit Institutit te Shendetit Publike per bashkepunimin dhe gadishmerin. FC DRITA”.

Kujtojmë se Kampionët e Kosovës, FC Drita do të përballen të shtunën me fillim nga ora 18:00 me klubin e Andorrës, Inter Club Escaldes në Nyon të Zvicrës.