08:11 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

17 raste aktive me Covid 19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 17.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.674 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.866 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.326 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,851 persona.