10:01 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

17 vjeçari dyshohet se goditi me këto mjeta të forta dhe të mprehta një person në Podujevë

Gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe për një lëndim të rëndë trupor në Podujevë.

Rreth orës 17:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “ Xhemajl Mustafa”,  ka pasur një përleshje midis dy personave me ç’ rast janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta.

Nga përdorimi i tyre njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda trupore për çfarë atij i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ku ka identifikuar edhe të dyshuarin;

     E. H. mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq ka gjetur dhe sekuestruar;

     Dy mjete të mprehta ( thika)

     Një mjet metali i quajtur boks

     Një shufër metalike, si edhe 

     Një  mjet të mprehtë shpues.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është hapur rasti  lëndim i rëndë trupor,  për t’u proceduar më tej.