17:07 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

17 vjeçari problematik nga Prishtina, u arrestua pasi vodhi një biçikletë, po hetohet edhe për 25 raste tjera

Policia e Kosovës sot gjatë orës 14:30 ka arrestuar në Prishtinë, tek rruga “Fehmi Aganin”, një 17 vjeçar i cili po hetohet për 25 raste të vjedhjeve.

Ai u arrestuar pasi ankuesja e rastit, Gj.S kishte deklaruar se, 17 vjeçari V.B, ja kishte vjedhur biçikletën djalit të saj, që e kishte blerë para disa ditës, mëson Indeksonline.

I njëjti ka pranuar akuzat për vjedhje të biçikletës. Po ashtu ai është duke intervistuar edhe për 25 raste të tjera. Të gjitha akuzat 17 vjeçari i ka pranuar.

Për veprat e tij, ekzistojnë edhe video-incizimet. Pas përfundimit të procedurave të intervistimit është kontaktuar prokurorja e departamentit për të mitur dhe me urdhër te saj i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/