15:39 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

177 punëtor të vdekur në muajin tetor në Turqi

Asambleja për sigurinë dhe shëndetin në punë ka lëshuar një raport ku tregon se në Turqi 177 punëtor kanë vdekur në vendin e punës.

Kurse numri i përgjithshëm i punëtorëve në Turqi që kanë vdekur gjatë këtij viti ka shkuar në 1640, transmeton Indeksonline.

Muaji prill ka qenë muaji me më së shumti të vdekur, gjithsej 189 punëtor.

Në raport thuhet se shumica e rasteve kanë qenë për shkak të rrëzimeve, sulmeve në zemër, janë shtypur etj. /Indeksonline/