07:06 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Punëtorët e Pallatit të Rinisë që katër muaj pa rroga, protestojnë para ‘Newborn’

Punëtorët e NTP “Pallati i Rinisë” do të mbajnë protestë sot para ‘Newborn’.

Kjo pasi, ata nuk janë paguar gati që katër muaj nga Komuna e Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Kjo protestë do të shërbejë për të shprehurshqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave.

Ditë më parë, ushtruesi i detyrës së drejtoritnë këtë ndërmarrje, Ilir Dugolli ka thënë për Indeksonline se janë duke pritur për rrogat.

“Sipas tij, ky është muaji i katërt që nuk janë paguar për punën që ata po kryejnë në këtë ndërmarrje.

“Nuk jemi paguar në muajin shtator, tetor, nëntor dhe tash në dhjetor po punojmë pa marrë paga”, është shprehur Dugolli.

Ndryshe, problemet me pagesat në këtë ndërmarrje janë arsyetuar nga ana e zyrtarëve komunal me probleme  me xhirollogari bankare dhe probleme me regjistrimin e kësaj ndërmarrje.

Protesta nis në ora  12:00./Indeksonline/