09:50 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

18 vjeçari Hudson-Odoi do të startoj me Anglinë kundër Malit të Zi

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka vendosur që të inkuadroj nga fillimi kundër Malit të Zi, super yllin e Chelseat Callum Hudson-Odoi.

Me që Jadon Sancho ka pësuar një lëndim në ndeshjen e kaluar kundër Çekisë, 18 vjeçari Hudson-Odoit do ti jepet mundësia për të debutuar si startues me “Tre luanët”.

Mesfushori i Chelseat, shihet si një prej futbollistëve më premtues të Anglisë.

Ekipi gjerman Bayern Munich, është duke kërkuar me ngulm transferimin e tij. /Indeksonline/