17:45 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

“Nxehet” prezantuesja shqiptare: U kry edhe për sot.. (Foto)

Një nga prezantueset që komentohet më së shumti është edhe Aulona Mustafa. Ajo ka ditë që kohën më të madhe po e kalon në palestër dhe duket që e ka marrë shume seriozisht këtë “punë”, shkruan Indeksonline.


Aulona sot ka postuar një fotografi teksa tregon rezultatin nga palestra, por ajo gjithashtu ka folur edhe për të mirat që ka ky lloj sporti, i cili i është bërë edhe fiksim.

Ky është postimi i plotë i saj:

U kry dhe per sot! Po, po, e di…prape une duke folur per palestren! ?? Por une tashme jam e fiksuar pas palestres dhe ju e dini, keshtu qe mjaft u habitet! Por jo vetem pas palestres, por edhe pas te jetuarit shendetshem! Sepse nuk eshte vetem e rendesishme te dukesh mire, por mbi te gjitha te ndihesh mire! Para pak javesh bera gjithe analizat dhe me doli cdo gje ne parametra optimal. Nderkohe qe njoh bashkemoshatare te mite, qe kane filluar te kene probleme me yndyrnat, kolesterolin, diabetin, etj, etj dhe e gjithe kjo sepse bejne jete sedentare dhe nuk ushqehen shendetshem.
E di qe mund te mendoni qe e kam thene 100 here kete, apo se eshte shume klishe! Por s’me intereson! Kjo eshte e verteta dhe une nuk do lodhem kurre se theni! Ju nuk ja u merr mendja sa gjera te mira sjell tek ju palestra (aktiviteti fizik) Nuk ju forcon vetem fizikisht, por mbi te gjitha menderisht! Ju rrit vetbesimin! Dashurine per veten! Ju zhvillon vullnetin dhe disiplinen! E shume, e shume te mira te tjera, qe vetem kush ushtrohet rregullisht i kupton! Ndersa ai qe eshte i ulur tek kafja, apo kolltuku i shtepise dhe shtremberohet teksa shikon kete foto, apo shkrim, epo me vjen vertete keq, sepse demin me te madh ja beni vetes!
Dua te falenderoj te gjitha vajzat qe me cojne pafund mesazhe dhe me nxisin te bej sa me shume postime te tilla te cilat i motivojne! Love u girls!