11:11 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

19-vjeçari vodhi paratë e dedikuara për sadaka në një xhami në Malishevë, e arreston policia

 Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor – Malishevë, ka arritur të arrestonte një person, i cili në orët e vonat të 24 gushtit, kishte hyrë në një xhami në këtë komunë dhe kishte vjedhur paratë e grumbulluara nga xhemati i kësaj xhamie, transmeton IndeksOnline.

Ai me forcë kishte hapur kutinë që ishte e vendosur brenda xhamisë për mbledhjen e mjeteve (parave) që përdoren për çështje bamirësie –  fetare, dhe një shumë të konsideruar parashë  ka vjedhur.

Njësia e hetimeve e Stacionit policor – Malishevë, pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe të suksesshme, mё 31.08.2020, ka arritur tё identifikonte dhe arrestonte tё dyshuarin: G.G. i lindur më 2001 nga Drenasi.

 Pas shoqërimit të tij në lokalët e stacionit policor dhe gjatë procesit  te marrjës në pyetje në prezencë të avokatit dhe ballafaqimit me prova që lidhën me rast, ai ka pranuar se kishte kryer këtë vepër penale.

 Po ashtu gjatë marrjes në pyetje dhe ofrimit të dëshmive ai ka pranuar se dhe në vitin 2018 kishte kryer edhe veprën penale –Vjedhje në  xhaminë e fshatit Dragobil –KK. Malishevë.

Me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet në ndalim policor pёr 48 orё.