08:05 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

19 vjet nga rënia e 28 dëshmorëve të Kaçanikut

Sot bëhen 19 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Kaçanikut.

Në betejën e 9 Prillit, në “Lagje të Re” ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku, Mukadeze Muhaxheri-Lika dhe Kadri Trena.