15:29 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

19,5 milionë £ në sezon, kontrata e sheikut për Guardiolan

Pep Guardiola është gati të pranojë një zgjatje të kontratës që mund ta mbajë atë në Manchester City deri në vitin 2021.

Marrëveshja e re e cila duket që është arritur pas më shumë se 4 muajve bisedime, bën që paga vjetore e Guardiolas nga 16 milionë funte të shkoj në 19,5 milionë funte.

Kontrata e Guardiolës do të skadojë pas sezonit të ardhshëm dhe pronari i Cityt ka deklaruar se ai do ti ofrojë zgjatje të kontratës.

Ndryshe trajneri spanjoll ishte bashkuar me klubin anglez në vitin 2016 dhe tani është në finale të Kupës së Ligës kundër Arsenalit, ku mund ta fitojë trofeun e parë me këtë skuadër. /IndeksOnline/