20:16 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

1992, intervista e Ibrahim Rugovës ku flet rreth korrigjimit të kufijve

Njëra nga temat kryesore momentalisht është çështja e korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të marrëveshje finale mes të dyja vendeve.

Në lidhje me të, imponohet pyetja se çka ajo nënkupton: ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve, apo respektivisht dhënjen Serbisë pjesën veriore të Kosovës ku me shumicë jetojnë serbët në disa komuna, në kompenzim me Luginën e Preshevës.

Së fundmi, në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka komentuar sërish idenë e korrigjimit të kufijve.

Ai madje ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve fillisht kishte dëgjuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Kjo ka nxitur reagime të ashpra të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fillimisht kishte reaguar shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, i cili ka thënë që Thaçi nuk mund të shfrytëzojë Ibrahim Rugovën për të legjitimuar idetë e tij për ndarje të Kosovës.

Pas Hotit ka reaguar edhe deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, e cila ka sjellë një dokument, ku shihet se si ishte betuar Ibrahim Rugova me rastin e zgjedhjes president.

E kur jem tek korrigjimi i kufijve, në një intervistë në vitin 1992, ish presidenti Rugova ishte pyetur rreth kësaj teme, shkruan IndeksOnline.

“Serbët shikojnë që me këtë ndarje secila tokë më pasuri natyrore t’i takoj asaj, atëherë neve do të na mbeten vetëm toka pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave”, thoshte ndër të tjera Rugova.

Ai tutje kishte komentuar edhe deklaratën e ish presidenti Sali Berisha i cili thoshte që kufijtë e ish-Jugosllavisë janë të paprekshëm, duke u përgjigjur:

“Udhëheqja shqipare në Tiranë është në presion pasiqë edhe situata ekonomike është e rënduar, por kjo nuk vlen nëse do të kishte luftë, ata do të na ndihmonin në një gjendje të tillë.”

Rugova thoshte se “Kosova është e gatshme të shpallë një shtet neutral dhe të evitoj bashkimin me Shqipërinë, megjithëse bashkimi me Shqipërinë është qëllimi natyral”

Për më shumë ndiqni videon më poshtë: