13:59 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

1994: Goli bombastik i Tottit ndaj Barcelonës [Video]

Roma ishte njëra nga skuadrat më e pa fat në hedhjen e shortit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane do të përballet me Barcelonën që është favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe.

“Futbolli është i bukur pasi çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht në këto momente”.

“Ne përballemi me njërën nga skuadrat më të forta në Evropë, por për ta fituar këtë trofe duhet të përballesh me kampion si Messi, Suarez apo Pique” , ishin disa nga fjalët e kapitenit legjendar pas shortit.

Ndërkohë, kur jemi tek kjo përballje, faqet italiane kujtojnë një gol fantastik të Tottit, atëkohë 18-vjeçar, kundër Barcelonës. Ky takim kishte përfunduar me rezultat 3-3 dhe ishte një ndeshjë miqësore. /IndeksOnline/