13:03 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / S Z

Aksidentohet kombi me ushtarë të FSK-së

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi, ku një kombi  i cili po barte ushtarë të FSK-së ka dalë nga rruga , në tentim të shmangies së një aksidenti me një veturë.

Nga pamjet e siguruara nga Indeskonline shihet kombi i cili ka dalë nga rruga, ndërsa afër tij shihen pjestarët e FSK-së,  të cilët ishin duke udhëtuar me kombin e aksidentuar.

Nuk raportohet për të lënduar.