09:31 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / k.v

Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste drogë në Burgun e Dubravës

Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kishte tentuar të kontrabandonte drogë në Burgun e Dubravës.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka sekuestruar drogën,  të llojit marihuanë në sasi 51 gramë.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Qendra Korrektuese, Dubravë- Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh dërguar mediave./IndeksOnline/