Bëhen matjet zyrtare, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël në “Hazrolli Profi-Box Gala”
Kanë përfunduar të gjitha matjet zyrtare të boksierëve në organizimin madhor të “Hazrolli Profi-Box Gala” në Mynih të Gjermanisë.
Dy boksierë shqiptarë do të luftojnë nesër (e shtunë), Shefat Isufi dhe Jurgen Uldedaj, shkruan Indeksonline
Shefat Isufi do të rrahet me kundërshtarin e tij nga Letonia, Ralfs Vilcans.
Peshat zyrtare të dy boksierëve të lartëcekur janë: Shefat Isufi 78.5kg dhe Ralfs Vilcans 79kg.
Boksieri tjetër shqiptar që do të rrahet nesër në Mynih të Gjermanisë është Jurgen Uldedaj, e që si kundërshtar do ta ketë, Damir Beljo me nacionalitet boshnjak.
Peshat zyrtare të dy boksierëve të lartëcekur janë: Jurgen Uldedaj 90kg dhe Damir Beljo 90 kg
Burim Hazrolli, organizatori i këtij eventi të madh tha se nesër pritet të ketë një numër të madh tifozësh dhe të gjithë boksierët janë të gatshëm për “luftë”.
Në mbrëmjen e së shtunës do të zhvillohen tetë meçe gjithsej./Indeksonline/