75 Mall Live Search
18:53 / E Martë, 16 Qershor 2026 / Gj Sh

Roberto Martinez largohet nga Portugalia!

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka përfunduar aventurën e tij në kombëtare.

Sipas gazetarit, Ben Jacobs, Martinez do të largohet pas përfundimit të Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

Ky vendim nuk do të ndryshoj edhe nëse Portugalia e fiton titullin e Kampionatit Botëror.

Ai ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e tij, e cila skadon pas turneut.

Roberto Martinez është i hapur të rikthehet në Premierligë, ku preferon të nënshkruaj me ndonjë skuadër angleze./IndeksOnline/