Elon Musk i jep shansin e dytë Trump-it, e rikthen në Twitter
Themeluesi i Telsa, ka publikuar një sondazh ditën e shtunë nëse do të rikthehej Donald Trump në Twitter, kur më shumë se 15 milionë llogari votuan dhe kërkuan rikthimin e tij.
“Zëri i popullit është zëri i Zotit”, shkroi Musk duke bërë të ditur që tashmë Trump do të ketë qasje në këtë platformë, transmeton Indeksonline.
Por, kjo nuk mjafton me kaq. Përveç ish-Presidentit të ShBA-ve, qasja i është rikthyer edhe Katie Hopkins. Asaji ishte ndaluar përdorimi në vitin 2020 për shkak se bëri shkelje të politikës në nxitjen e urrejtjes.
Në postimin e saj të parë pas tre vite Hopkins shkroi : “Faleminderit @elonmusk. Dhe faleminderit të gjithë familjes në Twitter që na solli Tommy dhe mua në @X./Indeksonline/
Like a dystopian sequel to When Harry Met Sally (without the wit, warmth or charm) Katie Hopkins and Tommy Robinson are reunited on X… pic.twitter.com/N1hGDV2mGC
— Sangita Myska (@SangitaMyska) November 5, 2023