“Është fjala për cilësinë”, Mirlind Daku pas golit ndaj Zenitit: Fituam kundër skuadrës më të madhe në Rusi
Skuadra e Rubin Kazanit shënoi një fitore të madhe në javën e 21-të në Premier Leaguen e Rusisë, pasi mposhti 2:0 Zenitin.
Gol në këtë ndeshje shënoi sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, shkruan Indeksonline
Madje, Daku bëri edhe një asist për golin e shënuar nga bashkëlojtari i tij, Martynovich.
Pas ndeshjes, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë dha një intervistë për faqen zyrtare të klubit dhe u shpreh tejet i lumtur me fitoren ndaj një klubi të madh siç është Zeniti.
“Gjithçka është nga kualiteti. Por, më e rëndësishmja është fitorja ndaj një klubi të madh siç është Zeniti.
Kujtojmë që Daku ka shënuar gjashtë gola këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë./Indeksonline/